Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Has ku një foshnje 3 muajshe është dërguar pa jetë në spital.
Burimet bëjnë me dije se foshnja ka ndërruar jetë në banesën ku jetonte me të ëmën.
Mjeku roje i Spitalit të Krumës, Ibish Avdyli ka deklaruar se nëna e foshnjes ka pasur probleme shëndetësore dhe psikologjike disa herë dhe jetonte në një banesë sociale e vetme.
Madje, shton më tej se, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ishte shtruar pak kohë më parë dhe në Psikiatrinë e Shkodrës.
“Ne e kemi parë fëmijën në kontrolle. Nënën e foshnjës e njohim dhe ka pasur probleme, ajo ishte e vetme dhe jetonte në një banesë sociale.
Ajo është rënduar shpesh nga ana psikologjike, ishte shtruar disa herë në psikiatrinë e Shkodrës.
Foshnja nuk ka pasur shenja dhune. Do t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore dhe do të zbulohet çdo gjë, shkaku i vdekjes.”, u shpreh mjeku Avdyli për mediat.
Deri më tani dyshohet se shkak për vdekjen e foshnjes mund të jetë bërë asfiksia ose kequshqyerja.
Ndërkohë në banesë janë gjetur dy rezistenca të ndezura. /albeu.com/