DETAJET/ Ekspërtet izraelitë analizojnë efektet afatgjata të vaksinës “Pfizer”, si ndikon në ADN

Ekspertët izraelitë kanë zbuluar efektet afatgjata që sjell në trupin e njeriut vaksina Pfizer.

Ata kanë bërë një studim të thelluar mbi këtë çështje dhe mbi ndikimin që ajo sjell në ADN-në e njeriut.

Ndërsa mijëra izraelitë nxituan të kërkojnë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit teksa u kthyen nga udhëtimet jashtë,  mjaft të tjerë janë duke shtruar pyetjen nëse është e sigurt për shëndetin një vendim i tillë pas bërjes së dy dozave të para me një vaksinë mRNA. Kujtojmë se Pfizer dhe Moderna funksiojnë ndryshe nga vaksinat e tjera.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi përdorimin e vaksinës “Pfizer”, por theksoi se nuk ka një informacion të plotë në lidhje me efektet afatgjata të kësaj vaksine.

Megjithatë, Tal Brosh, kreu i Njësisë së Sëmundjeve Infektive në Spitalin Universitar Samson Assuta Ashdod, i tha “The Jerusalem Post” se edhe pse nuk mund të pretendojë të dijë se çfarë do të ndodhë pas 10 vitesh, nga ajo që dihet deri më tani, nuk ka arsye për t’iu frikësuar efekteve afatgjata të saj.

Ai shpjegoi se nuk ekziston ndonjë vaksinë tjetër që është futur në përdorim me hërët se 10 vite studimi dhe testesh. Megjithatë, theksoi ai, duhet patur parasysh se asnjë nga këto vaksina që ceku nuk janë mRNA. Pikërisht këtu ndryshojnë gjërat sipas tij, raporton abcneës.al.

“Nuk ka dëshmi se diçka po ndodh nëse nuk ndodh në dy orët e para, dy javë ose në dy muaj,” tha Michal Linial, një profesor i kimisë biologjike në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit. “Ne nuk dimë ndonjë shembull tjetër në të cilin sistemi imunitar të reagojë reagojë papritur ndaj një vaksine 15 vjet më më pas për shembull.”

Më shumë se dy miliardë njerëz në mbarë botën janë vaksinuar kundër COVID-19 me më shumë se pesë miliardë doza. Rreth 210 milion doza të ARN Pfizer janë shpërndarë në Amerikë, për shembull. Në Izrael, janë administruar më shumë se 8.5 milion doza.

Diferenca e vaksinave mRNA me ato klasiket

Ndërsa vaksinat tradicionale në përgjithësi vënë një virus të dobësuar në trupin tonë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vaksinat mRNA “i mësojnë qelizat tona si të prodhojnë një proteinë – apo edhe vetëm një pjesë të një proteine ​​- që shkakton një përgjigje imune brenda trupave tanë. Ajo përgjigje imune, e cila prodhon anti-trupa, është ajo që na mbron nga infektimi nëse virusi i vërtetë hyn në trupin tonë. ”

Brosh tha se kjo nuk do të thotë që vaksina ndryshon kodin gjenetik të njerëzve. Përkundrazi, ai tha se vaksina mRNA është më shumë si një pajisje USB që futet në një kompjuter: Nuk ndikon në hard diskun e kompjuterit, por orienton një program të caktuar.

“Ajo është një molekulë shumë e brishtë, që do të thotë se mund të shkatërrohet shumë lehtë,” shpjegoi Linial. “Nëse vendosni mRNA në tryezë, për shembull, në një minutë nuk do të mbetet asnjë njësi”.

Ajo tha se kjo brishtësi ekziston për mRNA-në e çdo gjëje të gjallë, pavarësisht nëse i përket një bime, bakterie, virusi apo njeriu, raporton abcneës.al.

Ndërsa vaksinat Moderna dhe Pfizer bazohen në teknologji të reja, ato po i kërkojnë trupave tanë të bëjnë diçka që bëjnë çdo ditë: Qelizat të prodhojnë proteina.

Moderna dhe Pfizer thjesht po japin një sekuencë të veçantë të ARNi në qelizat tona. Pasi mRNA është në qelizë, është biologjia njerëzore ajo që merr përsipër gjërat. Ribozomet lexojnë kodin dhe ndërtojnë proteinën, dhe qelizat hedhin proteinën në trup.

Kjo është një nga arsyet kryesore për të besuar se nuk do të ketë pasoja afatgjata në vaksinë, tha Prof. Eyal Leshem, drejtor i Qendrës së Sheba Medical Center.

Ndërsa vaksinat Pfizer dhe Moderna janë të parat mRNA që janë hedhur ndonjëherë në treg për njerëzit, Linial tha se beson se arsyeja që asnjë vaksinë mRNA nuk është zhvilluar më herët lidhet me faktin se nuk kemi patur nevojë për të lëvizur kaq shpejt në një vaksinë derisa erdhi COVID-19.

Në fakt, shkencëtarët kanë eksperimentuar me mRNA për pjesën më të mirë të tre dekadave të fundit. Leshem tha se vaksinat e ARN për sëmundje të tjera, përfshirë kancerin, janë testuar te njerëzit për rreth 10 vjet dhe “asnjë efekt afatgjatë nuk u regjistrua” në ato prova, megjithëse ai pranoi se testet në përgjithësi përfshinin një numër të vogël pjesëmarrësish.

Individët filluan të marrin vaksina mRNA kundër COVID-19 qysh në korrik të vitit të kaluar, dhe efektet negative janë ndjekur nga afër në mbarë botën që atëherë.

Në Izrael, vaksinat e para u administruan më 20 dhjetor 2020.

“Ka më shumë të dhëna për efektet negative të këtyre vaksinave sesa kemi pasur ndonjëherë për ndonjë vaksinë tjetër,” tha Brosh, duke shtuar se asnjë vaksinë nuk i është dhënë kaq shumë njerëzve për një kohë kaq të shkurtër.

Shumica e ngjarjeve negative ishin “reaktogjenitet” i thjeshtë – reagime që ndodhin menjëherë pas vaksinimit dhe që janë një manifestim fizik i përgjigjes inflamatore. Këto mund të përfshijnë ethe, dhimbje të muskujve, ënjtje në vendin e injektimit ose ënjtje të nyjeve limfatike, për shembull – të gjitha simptomat që në përgjithësi mund të trajtohen me paracetamol ose të ngjashme, raporton abcneës.al.

VAKSINA ishte e lidhur me një “fenomen të ndërmjetësuar nga imuniteti”, tha Brosh, dhe ky është miokarditi-inflamator i muskujve të zemrës, i cili ishte efekti mbizotërues anësor serioz  tek të rinjtë meshkuj të moshës 16 deri në 25 vjeç. Por edhe atëherë, miokarditi ishte i rrallë, përgjithësisht i butë, dhe ata njerëz që e zhvilluan atë u shëruan plotësisht, tha ai.

Për më tepër, njerëzit e pavaksinuar që u infektuan me COVID-19 kishin katër herë më shumë gjasa të zhvillonin miokardit sesa njerëzit e vaksinuar, sipas një studimi të ri nga Clalit Health Services së bashku me Universitetin e Harvardit që u botua javën e kaluar në Neë England Journal of Medicine.

Studimi zbuloi se kishte rreth 2.7 raste të miokarditit për 100,000 njerëz të vaksinuar të infektuar me virusin Covid-19, krahasuar me 11 raste për 100 000 njerëz të pavaksinuar të infektuar.

“Pra, të gjithë së bashku e dimë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Kjo vlen për dozat fillestare dhe ndoshta edhe për dozat përforcuese”, tha Leshem.

Linial tha se beson se shumica e vaksinave të ardhshme do të bëhen nga mRNA sepse “është një teknologji e lehtë, e madhe – pa diskutim”.

Ajo tha gjithashtu se vaksinimi është mënyra e vetme për të mposhtur këtë pandemi.

“Nëse njerëzit duan të kthehen në jetën e tyre,” tha Linial, “popullsia duhet të vaksinohet.”/albeu.com


Shtuar 1.09.2021 13:32