DETAJET/ Dyshohet si shënjestra e atentatit në Don Bosko ku humbi jetën nipi i tij, kush është Edmond Crroj (FOTO LAJM)

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e djeshme dhe 4 të tjerë janë plagosur në një atentat të ndodhur në  një lokal në zonën e Don Boskos.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar foton e dajës së viktimës Edmond Crroj, i cili dyshohet se ka qenë edhe objektivi i këtij atentati ku ka humbur jetën Erion Çela 35-vjeç.

41-vjeçari ishte një person me precedentë penale në fushën e narkotikëve në Itali.

Ndërkohë hetuesit kanë ngritur dyshimet se atentatorët kanë pritur momentin kur objektivi dhe dy nipërit të takoheshin së bashku dhe ndaj tyre të hapej zjarr. Si pistë kryesore po hetohet ajo e përplasjes për çështje droge.

Për të identifikuar atentatorët, janë sekuestruar një sërë kamerash sigurie. Ato kanë fiksuar momentin kur mjeti tip “Mercedes Benz e class” i autorëve vjen nga rruga kryesore dhe sapo kthehet përballë lokalit, një nga 3 personat që ndodhej brenda hap zjarr në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Crroj, dy nipërit dhe një miku i tyre.

Ndërkaq ngjarja a ndodhur të martën e 4 janarit në lokal ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një 35 vjeçar, është plagosur vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç, daja Edmond Crroj 41 vjeç, miku i tij Arben Dani 46 vjeç dhe një klient që ndodhej në lokal 19 vjeçari Azbi Selimaj./abcnews.al