Kanë dalë detaje të reja nga ekzekutimi i Erigers Mihasit dhe Armando Dumanin ditën e shtunë në Astir.
Sipas ekspertëve, është bërë e ditur se atentatorët kanë goditur 40 herë ndaj 32-vjeçarit dhe 26-vjeçarit. Nga këto goditje me kallashnikov, 13 plumba goditën Mihasin, ku kanë rezultuar fatale dy plagët në qafë.
Ndërsa vijtima tjetër, Armando Dumani u qëllua me katër plumba.
Ngjarja e 13 nëntorit tronditi Tiranën duke rikthyer edhe sërish atentatet mafioze. Hetuesit po hetojnë si motivin kryesor mes bandave kriminale. Mendohet se në këtë atentat kanë marrë pjesë 3 persona: Dy atentatorët dhe shoferi. Pas krimit, u gjet në Thumanë një automjet i djegur, ku brenda makinës ishin futur dhe dy kallashnikovë.
Erigers Mihasi u vra vetëm 24 orë pasi ishte kthyer nga Gjermania. Ndërkohë pritet të zbardhen të tjera detaje që çuan në vrasjen e dy të rinjve në astir./albeu.com/