Të shtëna me armë kanë tronditur qytetin e Lezhës mbrëmjen e sotme. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Vincens Piroli nga Kurbini i cili është dërguar drejt Tranës për ndërhyrje më të specializuar.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen. Por dihet fakti, që Piroli me origjinë nga Sanxhaku, Kurbin është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mali i Zi e kërkon pasi Vinçens Piroli së bashku me Dorjan Lalën akuzohen se kanë vrarë malazezin Momçillo Gjurishic.
Vinçens Piroli
Në 12 tetor të këtij viti, shefi i sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit në Malin e Zi Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen më 4 korrik 2021 në Ulqin, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.
Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen. E ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar, Piroli lëvizte lirisht dhe sonte u qëllua duke mbetur i plagosur, ndërsa tashmë ndodhet në duart e drejtësisë.