Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati ku humbi jetën 27- vjeçari Aleksandër Sadikaj në aksin Sauk- TEG.
Mësohet se sasia e tritolit prej 150 gr në makinën e të riut ishte vendosur në pjesën e përparme të saj.
Shpërthimi i telekomanduar i tritolit dyshohet të jetë kryer në distancë 500-700 metra nga vend ngjarjes nga autori ose autorët.
Nagjarja ka ndodhur në një moment kur nuk ka pasur makina të tjera, që do të thotë se autori ka pasur një fushëpamje dhe nuk ka pritur momentin më të mirë, për të mos rrezikuar të tjerë.
Kujtojmë që Sadikaj sipas informacioneve ishte proceduar më parë për tentivë vrasje./albeu.com