Detaje të reja nga trupi i dekompozuar i 38 vjeçares në Gjirokastër, mjeku ligjor mbërrin 6 orë pas njoftimit

Janë dashur të paktën 6 orë pas njoftimit zyrtar të policisë që në Gjirokastër të mbërrijë mjeku ligjor pranë banesës ku u gjet e pajetë 38 vjeçarja Alba Taho.

Skandali shkon edhe me tej po te kemi parasysh faktin qe e ndjera ka nderruar jetë disa ditë më parë, kjo bazuar në dekompozimin e trupit por edhe aromes së rendë rreth banesës.

Që prej mengjesit te sotem prane baneses jane vendosur forcat e policise se rendit por askush nuk ka hyre ne banese, kjo pasi me pare duhej kryer ekspertiza mjeko-ligjore.

Viktima jetonte me te emen ku qe te dyja prej kohesh kishin shfaqur shenja ne lidhje me shendetin mendor.


Shtuar 24.07.2021 20:43