Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e së dielës, ku dy shqiptarë u vranë brenda një lokali në Athinë. Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç mbeti i vdekur në vend dhe Armando Organja, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra. Ata u qëlluan nga një person i maskuar, i cili hyri brenda lokalit në qendër të sheshit Nea Smyrni.
Sipas informacioneve të OPEN, policia ka parë me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë të rrugës ku autori hyn brenda në lokal. Pasi shkoi vendngjarje, ai qëndroi jashtë për një kohë shumë të shkurtër për të gjetur objektivin e tij, përpara se të futej në kafene dhe të ekzekutonte gjakftohtësisht dy burrat.
Të lidhura
None found
Ekzekutimi ishte një “mesazh” mes bandave
Autoritetet vlerësojnë se pas vrasjes fshihet një larje hesapesh dhe se autori i përket një bande që ka dashur t’i dërgojë mesazh rivalit të saj duke vrarë viktimat. Sa i përket motivit, duket se ka lidhje me drogën. Sipas informacioneve, ekzekutori i dy shqiptarëve ndodhet brenda vendit. Informatorët kryesorë janë personat që ndodhen në burg, pasi viktima ka qenë i burgosur më parë në burgjet e Korydallos.
Urdhër ekzekutimi nga burgu?
Nuk përjashtohet që urdhri të jetë dhënë nga brenda një qelie, nga një shqiptar. Autoritetet vlerësojnë se ka qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili mund të ketë qenë i ulur në kafenenë ku ka ndodhur vrasja dhe ka qenë duke informuar të armatosurin.
