Dështon misioni, anija kozmike ruse Luna-25 përplaset në Hënë

Anija kozmike ruse Luna-25 është përplasur në Hënë pasi doli jashtë kontrollit, thanë zyrtarët.

Anija pa pilot do të bënte ulje në polin jugor të Hënës, por dështoi pasi hasi probleme ndërsa po zhvendosej në orbitën e saj para uljes. Ky ishte misioni i parë i Rusisë në Hënë në pothuajse 50 vjet.

Anija kozmike ishte planifikuar të ulej të hënën për të eksploruar një pjesë të Hënës që shkencëtarët mendojnë se mund të mbajë ujë të ngrirë dhe elementë të çmuar.

Roscocosmos, korporata shtetërore ruse e hapësirës, tha të dielën në mëngjes se kishte humbur kontaktin me Luna-25 pak pas orës 14:57 të ditës së shtunë.

“Aparati u zhvendos në një orbitë të paparashikueshme dhe pushoi së ekzistuari si rezultat i një përplasje me sipërfaqen e Hënës,” thuhet në një deklaratë.

Rusia ishte në garë me Indinë për t’u ulur në polin jugor të Hënës. Anija kozmike indiane Chandrayaan-3 është planifikuar të ulet atje javën e ardhshme.

Asnjë vend nuk ka zbritur ndonjëherë në polin jugor më parë, megjithëse SHBA dhe Kina kanë realizuar ulje të butë në sipërfaqen e Hënës./Albeu.com/


Shtuar 20.08.2023 11:53