Dëshmitarja rrëfen krimin në Elbasan: Pamë gruan të shtrirë përtokë

Një grua e cila ka parë skemën e krimit në Elbasan  ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë.

Sipas dëshmitares, kishin dëgjuar krisma armësh dhe pasi kishin dalë nga kafja kishte parë një grua të shtrirë përtokë.

“Ne ishim në kafe. Dëgjuam zhurmat. Një polic po ikte me vrap. Kaq! Kur pamë atë gruan që ishte shtrirë, e kishin vrarë. Po e ndihmonin ca çuna. Ishte një polic që e mbronin këto makina këtu.”, tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit, teksa mësohet se çifti ishte në proces divorci, pas mosmarrëveshjeve për motive xhelozie.

Mësohet se autori është Koço Buzo, 58 vjeç, një polic në pension, ndërsa viktima është Liljana Buzo, 54 vjeçe. Çifti ka pasur së bashku tre fëmijë.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes teksa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij krimi.

 


Shtuar 6.05.2021 13:25