Dërrasa në vend të krevatit, ky “kotec” është ambulancë sot në Fier

Një fshat i vogël në Fier prej vitesh vuan për një ambulancë e cila është në kushte skandaloze. Fotoja e mëposhtme tregon një ndërtesë të braktisur, e cila është ambulancë e fshatit Peshtan i Vogël në Fier.

Siç dallohet në foto dallëndyshet kanë ngritur fole, dhe muret janë amortizuar si dëshmi e harresës së institucioneve, shkruan oranews.

Infermierja që shërben në këtë qendër shëndetësore tregon që askush nuk ka vënë dorë prej vitesh, ndërsa thotë se aty mungojnë gjërat elementare.

“Po bëj 8 vjet që po bëj shërbim në këtë ambulancë dhe nuk ka asnjë kusht këtu. Drita nuk ka, ujë nuk ka. Çfarë vjen nga Zoti bie brenda.”

 


Shtuar 4.08.2021 16:50