Derbi italian në gjysmëfinalet e Champions, Real Madrid përballet me Manchester City

Kanë përfunduar çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe tashmë e vetmja gjë që dihet me siguri është se do të kemi një skuadër italiane në finalen e madhe më 10 qershor.

Interi barazoi 3-3 në Giuseppe Meazza me Benfikën dhe falë fitores së tyre 2-0 në Da Luz, ata u avancuan dhe do të përballen me Milanin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinalen tjetër, Real Madridi, pasi u kualifikua lehtësisht ndaj Chelsea me rezultatin e përgjithshëm 4-0, do të përballet me kampionin e Premierligës, Manchester City. Qytetarët, pasi mposhtën Bayernin 3-0 në ishull, barazuan 1-1 në Bavari me Pep Guardiolën që eliminoi ish-skuadrën e tij.

Ky është viti i dytë radhazi që dy skuadrat do të takohen në gjysmëfinale. Vitin e kaluar, pas “thrillerit” në “Santiago Bernabeu”, u kualifikuan spanjollët, të cilët përfundimisht ngritën trofeun e 14-të, në finale ndaj Liverpool-it.

Çiftet e gjysmëfinales:

Milan – Inter

Real Madrid – Manchester City

Ndeshjet janë caktuar përkatësisht në datat 9-10/5 dhe 16/17 maj. Finalja është planifikuar të zhvillohet më 10 qershor në “Kemal Ataturk” të Stambollit, por mundësia e ndryshimit të vendit është e hapur për shkak të zgjedhjeve në Turqi.


Shtuar 20.04.2023 07:19