Deputeti Loer Kume flet për arrestimin e vëllait nga SPAK-u: Gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr

Gjatë operacionit të sotëm policor të urdhëruar nga SPAK-u në Durrës, në prangat e policisë ka rënë dhe shtetasi Enea Kume, që rezulton të jetë dhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume.

Në një intervistë në studion e lajmeve të “Ora News”, foli për përvojën e tij të re si deputet i ri i Kuvendit të Shqipërisë dhe që vjen nga radhët e Partisë Socialiste, nuk mund të mos pyetej për këtë çështje nga moderatorja Lili Saraçi.

I gjendur i papërgatitur dhe në mongesë të plotë të informacionit mbi atë çfarë ka ndodhur, Kume u shpreh se:

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.

Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, u shpreh deputeti Loer Kume.


Shtuar 2.10.2025 10:04