Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 27-vjeçarin Eno Papa.
Papa ra në prangat e policisë pas aksionit të zhvilluar në zonën e Liqenit të Thatë, ku policia në një ambient të marrë me qira sekuestroi, 2 snajpera, 4 kallashnikove, pistoleta me silenciator, kallëpe triroli, paruke si edhe mjete për fshehjen e targave.
27-vjeçari njohur edhe me mbiemrin Beqiri pretendon se nuk ka lidhje me armët dhe se garazhin e ka marrë me qira për një mikun e tij./albeu.com