Kryetari i degës së PD-së Durrës Ferdinand Xhaferaj ishte i ftuar në edicionin e lajmeve në ABC ku ka folur rreth ngjarjeve të fundit të ndodhura në arenën politike por jo vetëm.
Xhaferaj ka komentuar plagosjen e ndodhur në Kavajë, ku një nga anëtarët e PD mori në plumb në këmbë. Sipas Xhaferaj kjo është situata që krijon qeveria në ikje e Edi Ramës. Kandidati i PD-së ka shtuar se të gjithë problematikat po vijnë nga PS, ndërsa shton se Partia Demokratike nga ana tjetër ka një program që rikthen shpresën tek qytetarët.
“Të gjitha problemet i ka sjellë partia në ikej. Partia Demokratike dhe programi i saj ka kthyer shpresën. Atentati në Kavajë. Para disa ditësh doli patronazhi. E gjithë problematika vjen nga këta që po ikin. Nëse PD është me plan këta janë me propagandë. Nëse PD ka listë kandidatësh ata janë me numra.” tha Xhaferaj.
Më tej Ferdinanda Xhaferaj është ndalur tek denoncimet që ai ka bërë në SPAK, duke thënë se Drejtori Ligjor i Bashkisë u kishte kërkuar administratës që të dilnin të punonin në fushatë. Sipas Xhaferraj Arben Isaku, drejtor në Bashkinë e Durrësit i dërgon punonjësve të tij duke kërkuar që të lenë punën dhe të merren me fushatë.
Në mesazhin e Isakut publikuar nga Xhaferraj, ish-drejtori i ALUIZNI-t i arrestuar pas tërmetit në Durrës, u kërkon vartësve të tij duke kërkuar që të bëjnë evidentimin e votuesve gri në lagjet e tyre me qëllim që më pas ata të joshen apo shantazhohen ka sqaruar Xhaferaj më tej.
“PD fushatë perëndimore. Si do ndryshojë e nesërmja. Këta kanë vetëm probleme. I kam çuar në SPAK, Drejtori në Bashki tha lini menjëherë punën , punoni në fushatë. Kam çuar ekspertë në SPAK, jam thirru për sms. Ishte një dhunim i pastër i dy shtyllave ndershmëria dhe liria e zgjedhjeve. Ka shantazh. Drejtori ligjor i Bashkisë. Ku ti prekësh merre përgjigje pse do ikin. Ka qenë me ndjekje penale dhe Rama e emëron në Bashki. Isaku me mbiemër. Por janë në një mbiemër ata.”
Më tej Xhaferaj ka shtuar se Durrësi është i kapur nga disa emra. Ai ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Ram lidhur me portin e ri turistik që pritet të ndërtohet duke thënë se Rama ka vetëm dy foto, një të Nusretit dhe një 3D.
“Durrësi i është dorëzuar dy personave. Kemi një sekt në ikje dhe qytetarët që nuk i durojnë më. Durrësi do jetë qendra e ndryshimit. Rama premtoi portin por nuk është në gjendje të thotë asnjë arritje.”
“Por është mashtrim i ri strategjik. Do kishte besueshmëri nëse thoshte se kemi studiuar 3-5 vite në Porto Romane, sipas rrymës së erës apo thellësisë apo ujit. Kjo e përballon apo jo zhvendosjen. E dyta është studimi i munguar për portin e ri. Kemi dy foto, një fotot reale të Nusretit dhe një foto 3D e portit. Durrësi do jetë epiqendra e ndryshimit. Ka përfituar qytetari vetëm në 3D”
“Qytetarët kanë përfituar vetëm thërrime. Basha është në trajektoren Europine. Rama është në trajektoren e Nusretit se takon arab. Porti ka një master plan i mbështetur nga BE që thotë se porti mund të dyfishojë kapacitetet.” tha Xhaferaj. /abcnews.al/