“Kandidatja për deputete, Meri Merkiçi, bashkëshorti i saj është dënuar për vrasje në vitin 92 dhe plagosjen e një efektivi policie…”
Sekretari i Çështjeve Ligjore, pranë Partisë Demokratike, Çlirim Gjata ka bërë një denoncim të fortë. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Gjata tha se kandidatja për deputete e PSD-së në Shkodër, Meri Merkiçi, kishte bashkëshortin e dënuar për vrasje.
Në fjalën e tij, Gjata tha se bashkëshorti i saj po ashtu ishte mik me një person që kishte marrë leje për të ndërtuar një resort në Velipojë.
“Mos harro një gjë kemi qindra prova dhe fakte. Nuk mbështetemi tek lidhja me bandat. Nuk do i lëmë pa përdorur procedurat. Jemi parti e qytetërimit. Kandidatja për deputete, Meri Merkiçi, bashkëshorti i saj është dënuar për vrasje në vitin 92 dhe plagosjen e një efektivi policie.
Ky ka bashkëpunuar me një person që ka marrë vota nga qeveria. I kemi me emra dhe mbiemra. Ky person ka marrë leje si ndëtues strategjik në Velipojë. Ka marrë leje për ndërtimin e një restori. Miku i tij është bashkëshorti i kandidates së Tom Doshit. A e di sa ka të tilla?,”-tha ai.