Dënimi i Salianjit/ Reagon PD: U dënua me burgim politik, akt hakmarrje nga Fatzi Xhafa dhe Edi Rama

Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji lidhur me dosjen “Babale”.

Lidhur me vendimin e gjykatës me 1 vit burg për Ervin Salianjin, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

PD: Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa dënuan sot deputetin Ervin Saljani! Deklaratë e Partisë Demokratike. Sot në luftën e shpallur ndaj opozitës, Edvin Kristaq Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij. Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të verbër politike për faktin e vetëm se deputeti Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të narko-trafikantit ndërkombëtar vëllait të Fatmir Xhafës, ministër trafikant, dhe Edi Ramës kreu i narko-shtetit shqiptar.

Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendim-marrësit kryesorë në narko-shtetin shqiptar. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt politik të shëmtuar të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij kundër Partisë Demokratike, opozitës dhe pluralizmit plitik në Shqipëri si dëshmi e terrorit të egër ndaj opozitës për Partinë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, për çdo opozitare dhe opozitar, ky akt është një kushtrim, është një SOS të ngrihemi në mosbindje civile: “O sot, o kurrë” kundër Edi Ramës dhe narko-diktaturës së tij.


Shtuar 26.09.2024 15:31