Mëngjesin e sotëm, pas largimit nga Komisioni Integrimit, deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur dhe Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.
Lajmi është bërë i ditur nga nën/Kryetari i Komisionit Plarent Ndreca, i cili informoi në nisje të mbledhjes se deputetët e opozitës nuk janë prezentë gjatë zhvillimit të seancës së radhës.
Përfaqësuesit e mazhorancës, kanë njoftuar se do ta vijojnë mbledhjen e Komisionit në orën 12:00, për të pyetur dëshmitarët e radhës.
Opozita ka vendosur të braktisë jetën parlamentar pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji për kallëzim të rremë. Salianji u vetëdorëzua pasditen e së shtunës në Policinë e Tiranës, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.
Salianji do ta vuajë dënimin e tij në burgun e Fierit.