Ngjarje të bujshme nga showbizi shqiptar dhe jo vetëm shoqëruan muajin Tetor, ngjarje të cilat u diskutuan në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi nga të ftuarit në studio, Klotilda Harka, Neda Karafili Balluku dhe Andi Vrapi. Nga serialet e fundit që mbajnë vulën shqip, e deri të reality show-t një trend në ngjitje që na mbajnë të gozhduar përpara ekranit, temat të sqaruara gjerësisht nga gazetarët.
Andi Vrapi, i pyetur në lidhje me reality show-n më pak cilësor momentalisht në treg shprehu se sipas tij është “Përputhen”. Nga ana tjetër biseduan edhe për “Big Brother”, ku Neda Karafili Balluku si një ish-konkurrente tha se për personazhet VIP në shtëpi është shumë më i thjeshtë qëndrimi 100 ditë përpara kamerave.
“Të gjithë personazhet nga tani e tutje, do të jenë të gjithë personazhet e Big-ut. Psh Fifi, një kantautore e shkëlqyer. Njerëzit ta përmendin shumë. Të damkosë, jo vetëm në kuptimin e keq të fjalës. Besoj se po bëjnë një format shumë herë më të kollajshëm sesa në kohën time. Unë jam detyruar të shkruaja me buzëkuqë nëpër xhama, ndërsa Fifi kishte lap edhe letër dhe shkruan këngët e saj.” – tregoi Neda mbi këtë edicion të Big Brother.
Nga të ftuarit u komentuan edhe personazhet specifike pjesë të reality show, ku Andi Vrapi përmendi:
“Imazhi i Fifit është i dëmtuar. Nuk do të humbasë koncerte por do të ketë më tepër komente negative në Instagramin e saj. Reklama e keqe është reklamë, do t’i sjellë vëmendje. Por pëlqimi i masës do i ulet, kjo nuk do të ndikojë në llogarinë e saj bankare.”
“Disa personazh treguan që nuk kanë fuqi dhe i tradhëtojë vetvetja. Më kanë zhgënjyer.”– shprehu gazetarja Klotilda Harka.
Një tjetër trend, i cili sipas Klotildës lidhet ngushtë me emisionet reality, është edhe ai i serialeve shqip.
“Luajnë me pjesën e skenave të dhunës, dashurisë, tradhëtisë. Madje edhe seriali i Ermal Mamaqit fillon me një skenë të tillë. Janë elemente që klikohen shumë dhe pa problem serialet i konkurrojnë programet.”