Ëndrra e Ivan Juric për mbrojtjen e Torinos është Marash Kumbulla.
Kjo nuk është një risi duke pasur parasysh kënaqësinë e ndërsjellë mes trajnerit dhe mbrojtësit, por tani “demat” po përpiqen të kuptojnë realizueshmërinë e marrëveshjes. Pengesa e parë është çmimi, duke qenë se Roma pagoi 26 milionë euro për të sjellë Kumbullën në kryeqytet.
Zgjidhja mund të jetë investimi në një kredi me të drejtë ose detyrim për 15 milionë euro. Paratë për të investuar te lojtari shqiptar do të vinin nga shitja e brazilianit Bremer i cili kërkohet me ngulm nga Interi, por ,bi të gjitha duhet të jetë Roma ajo që të japë dritën jeshile për të negociuar./ h.ll/albeu.com