Delegacioni Ukrainës mbërrin për bisedimet e paqes me Rusinë, zbulohen dy kërkesat e tyre kryesore

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se delegacioni i tyre ka mbërritur në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të nisur bisedimet e paqes me delegacionin rus.

Çështja kryesore në agjendën e tyre, thonë ata, është armëpushimi dhe tërheqja e trupave nga territori ukrainas.

Më herët u raportua se bisedimet vazhduan të shtyheshin për shkak të çështjeve logjistike dhe sigurisë.

Në fjalimin e tij të dielën, presidenti ukrainas Zelensky tha se nuk priste një përparim nga këto bisedime.

Por, shtoi ai, ata duhet të përpiqen dhe ta përdorin këtë shans edhe nëse është i vogël, në mënyrë që askush të mos fajësojë Ukrainën që nuk u përpoq të ndalojë luftën./albeu.com


Shtuar 28.02.2022 10:32