Del fotoja nga përplasja në Kuvendin e Kosovës: Lista Serbe argëtohet me deputetët që pështyheshin

Ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës kanë ndodhur replika të ashpra mes ministres Donika Gërvalla dhe deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri lidhur me Gjykatën Speciale.

Lidhur me këtë ngjarje, filozofi Blerim Latifi ka publikuar një foto të deputetëve të listës Serbe të cilët po shihnin debatin e parlamentit nga fundi i sallës.

Në një postim në ‘Facebook’, Latifi shkruan se deputetët e listës Serbe janë argëtuar dje me deputetët e partive shqiptare që po shaheshin e pështyheshin me njëri-tjetrin, pak metra më tutje.

“Deputetët e Listës Serbe duke u argëtuar me deputetët e partive shqiptare që po shaheshin e pshtyheshin me njëri-tjetrin pak metra më tutje. Çfarë situate poshtëruese për këtë vend të shkretë, i cili gabimisht paska menduar se mundësia e Serbisë me u tallë me të ka marrë fund në vitin 1999”, ka thënë ai.

Shtuar 7.05.2021 10:05