Fotoja që shihni më poshtë është e biznesmenit Rakip Rroli që u vra mëngjesin e kësaj të marte në Laç. Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur Sanxhak, ku dy persona me armë zjarri e qëlluan biznesmenin ndërsa po lëvizte me makinë.
Viktima njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit. Emri i tij nuk ishte i panjohur për policinë, pasi edhe në të kaluarën është skeduar për konflikte.
Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari në fshatin Gjorm, ku së bashku me Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale./albeu.com