Del autopsia për 34 vjeçarin e gjetur të vdekur në Fushë-Krujë: Nuk ka vrasje me armë zjarri, por me kaçavidë

Ka dalur autopsia për Indrin Ndoit, i cili u gjet nga familjarët e tij pa shenja jete në një kanal në Fushë –Krujë.

Policia e Durrësit bën me dije se nuk kemi të bëjmë me vrasje me armë zjarri, por viktima është goditur në arterjen femorale me kaçavidë.

Po ashtu sipas uniformave blu autori dhe viktima janë përleshur me njëri-tjerin dhe në një moment autori  ka qëlluar me kaçavidë në kofshën e majtë 34-vjeçarin.

Policia njofton se ka rënë  në gjurmët e autorit dhe janë drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes, ndërso shtohet se nga autopsia ka rezultuar se viktima ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth mesnatës, pra rreth 8-9 orë para se ta gjenin familjarët./albeu.com