Deklarata e fortë e zyrtarit të NATO-s: Ukraina mund të heq dorë nga një pjesë territori për t’u anëtarësuar

Një deklaratë e fortë u bë nga një zyrtar i NATO-s dhe krahu i djathtë i Jens Stoltenberg në lidhje me procesin e pranimit të Ukrainës në aleancë.

Sipas Stian Jenssen, i cili shërben si drejtor i zyrës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, tha se “Ukraina mund të duhet të pranojë t’i lëshojë një pjesë të territorit të saj Rusisë, të cilën e humbi gjatë luftës, nëse dëshiron të bashkohet në Aleancën e Atlantikut të Veriut”.

Duke folur për mediat norvegjeze, gjatë një diskutimi që u zhvillua të martën, ai tha se “ka lëvizje të konsiderueshme për çështjen e anëtarësimit të ardhshëm të Ukrainës në NATO”. Ai gjithashtu theksoi se “është në interesin e të gjithëve që lufta të mos përsëritet”.

Partneri më i ngushtë i Stoltenberg në NATO theksoi në mbështetje të pretendimeve të tij se duhet menduar se si do të jetë situata e sigurisë në Ukrainë pasi të përfundojë lufta.

I pyetur nga një gazetar nëse është pikëpamja e NATO-s që Ukraina duhet të japë territorin për të arritur paqen me Rusinë dhe anëtarësimin e saj të ardhshëm në Aleancën e Atlantikut të Veriut, Jensen vuri në dukje se diskutimi për statusin e mundshëm të pasluftës “është tashmë në zhvillim” dhe se “çështjet në lidhje me caktimin e territoreve Rusisë u diskutuan edhe nga të tjerë”.

“Nuk po them se duhet të jetë kështu. Por kjo mund të jetë një zgjidhje e mundshme”, u përgjigj krahu i djathtë i sekretarit të përgjithshëm të Aleancës.


Shtuar 15.08.2023 20:21