Tempeturat e ulta dhe dëbora kanë bërë që ujqërit të zbresin nga malet në zonat e banuara në mjaft qytete të Greqisë duke shkaktuar frikë te banorët. Një grup vullnetarësh për mbrojtjen e kafshëve kanë publikuar fotot e disa qenve të vrarë nga tufat e ujqërve që zbresin në zonat e banuara për të gjetur ushqim.
Në faqen e tyre në Facebook gjenden mjaf foto të qenve të vrarë nga ujqërit gjatë këtyre ditëve.
Rasti më i fundit është nga zonat periferike të Athinës, pikërisht në Nea Erythraia, ku dy qen janë vrarë një një tufë ujqërish sëfundmi.
Dimitris Pitianoudis, një vullnetar për mbrojtjen e kafshëve ka bërë apel për më shumë kujdes në këtë drejtim duke kërkuar nga qytetarët që të mos i lenë qentë jashtë në këto momente pasi rreziku nga tufat e ujqërve është i madh. /abcnews.al