Qytetaret në Rusi dhe Ukrainë, armiq të Putinit, kanë nisur të firmosin një peticion, që kërkon largimin e të dashurës së Presidentit, nga Zvicra, ku qëndron në një vilë luksoze. Pretendohet se 38-vjeçarja Alina Kabaeva, qëndron e strehuar në Zvicër, së bashku me dy fëmijët e saj.
“Edhe pse në luftë, Zvicra vazhdon të presë bashkëpunëtorë të regjimit të Putinit”.
Kritikët kërkojnë se është koha që vendi neutral të ndërmerrte veprime dhe të dëbonte të dashurën e Putinit.
“Ne, qytetarët e Rusisë , Bjellorusisë dhe Ukrainës, e cila aktualisht po kalon vuajtje të jashtëzakonshme, po bashkohemi për t’iu drejtuar autoriteteve zvicerane,” thuhet në peticionin në gjermanisht, frëngjisht dhe anglisht dhe të postuar në change.org , i nënshkruar deri më tani nga pothuajse 55,000 persona.
“Publiku sapo mësoi se figura politike dhe mediatike ruse dhe ish [gjimnastja ritmike], Alina Kabaeva, po fsheh pasojat e sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Ruse në vendin tuaj.
Ajo është gruaja e preferuar e diktatorit dhe kriminelit të luftës, i cili ka sulmuar pabesisht Ukrainën gjatë javëve të fundit.
Duke qenë se ajo është mbështetëse e aktiviteteve sociale në Rusi, ajo është përpjekur t’i mësojë qytetarët rusë me realitetin e sanksioneve pas vitit 2014″, thonë kritikët.