Debate në PD, Alibeaj largohet nga mbledhja e Grupit pasi Berisha mori fjalën

Gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka pasur zhvillime të shumta dhe debate të forta.

Teksa Berisha ka kërkuar fjalën gjatë mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, nuk ka pranuar që t’ja japë fjalën.

Por pavarësisht këtij fakti Berisha ka nisur që të flasë, dhe kjo ka bërë që Alibeaj të largohet nga salla.

Pas largimit të Alibejat, Berisha ka vijuar të flasë para deputetëve duke thënë ndër të tjera se deputetët s’duhet të kenë kontroll mbi procesin.

Pas largimit dhe pas 10 minutave pushim, Alibeaj është rikthyer sërish në mbledhje./albeu.com/