David Beckham mbush së shpejti 50 vjeç, figura të njohura në festën e hershme të ditëlindjes përfshirë Lionel Messin

Ish futbollisti David Beckham mbush 50 vjeç më 2 maj, megjithatë ka filluar nga tani festimet për ditëlindjen e tij.

Vetëm të hënën ai organizoi një festë ku ftoi figura të njohura nga futbolli, përfshirë emra të mëdhenj siç është Lionel Messi.
Beckham kishte veshur një kostum elegant në këtë ditë të veçantë, e sigurisht në krah i qëndronte bashkëshortja e tij, Victoria Beckham. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë e të lirshëm, me ngjyrë të bardhë prej sateni.

Sigurisht që në këtë festë nuk kishte se si të mungonin fëmijë e tij Romeo, Cruz dhe Harper.

Beckham po ashtu ftoi edhe shumë yje të futbollit, përfshirë edhe kampionin tetë herë të Ballon D’or, Lionel Messi.


Shtuar 1.04.2025 16:12