Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Nigeri. Një ditë pas dasme, dhëndri dhe 5 të ftuar kanë vdekur, ndërsa nusja së bashku me 7 të tjerë janë në spital duke marrë ndihmë mjekësore.
Obinna Dieke, 33 vjeç dhe gruaja e tij Nebechi u martuan të premten në një ceremoni ku morën pjesë miqtë dhe familja e tyre pranë qytetit Enugu. Por të nesërmen, 14 prej të ftuarve u gjetën pa ndjenja në shtëpinë e familjes.
Të sëmurët dërguan me urgjencë në spital, por Obinna dhe pesë të tjerë nuk mundën të mbijetonin
Nuk dihet se çfarë i shkaktoi vdekjet, por vendasit kanë thënë se ishte ose helmim nga ushqimi ose helmim nga dioksidi i karbonit nga një gjenerator energjie që kishin sjellë brenda shtëpisë së tyre.
Gjeneratorët portativë prodhojnë gaz vdekjeprurës të monoksidit të karbonit dhe për këtë arsye nuk duhet të përdoren kurrë në ambiente të mbyllura ose të vendosen shumë afër një shtëpie.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./albeu.com