Dardha është mbuluar nga dëbora. Për momentin raportohet se reshjet e dëborës kanë nisur në lartësinë mbi 1600 metra në Korçë.
Reshjet janë të lehta dhe nuk ka probleme në lëvizjen e mjeteve.
Nga e hëna, temperaturat pritet të ulen dhe të ketë akoma më shumë reshje dëborë në zonat veriore e verilindore të vendit. Nuk përjashtohen as shirat.