“Çapkënia zemërbujare”, shoqja përlot me fjalët për vajzën që humbi jetën në aksidentin Tiranë-Durrës

Ditën e sotme një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës ku si pasojë kanë mbetur pa jetë dy vajza ndërsa shoferi është në gjendje të rëndë për jetën.

Mikja e saj ka reaguar për ndarjen nga jeta të së resë, teksa shpreh ngushëllimet për familjarët.

“Qofsh e xhenetit xhesi çapkenia zemer bujare
Zoti i dhuroftë durim familjareve e qofte sprova e fundit ne jeten e familjes Klironomi!!
E kam te pamundur ta besoj 24 vjecarja qe u aksidentua mbreme ishe tiiiiii 🙁 !!”, shkruan mikja e saj.

 Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi Arbër Tivari, 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret, shtetasja Silva Gjergji, 26 vjeçe dhe pasagjerja tjetër Roxhesa Klironomi 24 vjeçe.

Arbër Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit. Në mars 2021 ai u plagos në lagjen nr.4 në Durrës, pas një konlfikti çasti me Alket Buçpapaj, i cili pasi qëlloi me armë zjarri u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.


Shtuar 27.11.2022 20:21