Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK

Ditën e sotme, deputeti socialist Damian Gjiknuri, ka shkuar në ambientet e Prokuroisë së Posaçme. Deri më tani, nuk dihen arsyet pse ai është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa kujtojmë që rreth një vit më parë kryeministri Edi Rama e hoqi na posti i sekretarit të përgjithshëm, post më i rëndësishëm në PS, duke e lënë deputet të thjeshtë për tu përballur me drejtësinë.

Damian Gjiknuri, ishte edhe të premten e kaluar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Për gati një orë ai iu përgjigj interesit të prokurorëve në lidhje me një kallëzim të bërë prej tij në vitin 2017, kur mbante pozicionin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kallëzimi i ish-ministrit Gjiknuri për abuzime në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan erdhi pas shkeljeve të konstatuara nga një raport auditi i ministrisë që drejtonte. Për abuzime me tenderimin e ndërtimit të këtij aksi rrugor në vitin 2018 ish-Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi para përgjegjësisë penale ish-drejtuesin e ARRSH, Dashamir Xhika dhe dy vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Duka.

Më tej dosja u dërgua për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2021 Gjykata e Tiranës pushoi akuzat ndaj tyre.

Në të njëjtin vendim, gjykata konstatonte se në procedurën tenderuese kishte shkelje dhe i kërkonte Prokurorisë së Posaçme të gjente personat përgjegjës.


Shtuar 1.03.2024 09:54