Rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj kanë dalë për të gjithë maturantët që iu nënshtruan testimit.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë me dije në një postim në Facebook se kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve”.
Rezultatet i gjeni Këtu
REAGIMI:
Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta.
Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.
Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standarde!