Dalin pamjet! Shoferi po fliste në telefon, si përfundoi në përrua autobusi me 35 pasagjerë (VIDEO)

Janë zbardhur detaje të rëje anga aksidenti i rëndë në Gramsh ku një autobus me 35 me pasagjerë ka përfunduar në përrua. Nga ky aksident janë plagosur 9 shtetas dhe ka ndërruar jetë një 30-vjeçar nga fshatrat e Skraparit, i identifikuar si Ledian Lami.

Pasagjerët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.

Nga raportimet e para mësohet se shoferi ka qënë duke folur në celular  në kohën kur ka ndodhur aksidenti i rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gramsh/ Informacion paraprak

Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.

Në vendgjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 10.07.2021 15:55