Një politikan ka qenë i armatosur teksa merrte pjesë në ceremoninë mortore të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari investigativ Artan Hoxha, përmes një video të publikuar në portalin Xhungël.al.
Në videon e publikuar duket edhe arma që politikani mban në brez.
Sipas Hoxhës, personi në fjalë, e ka armën me leje dhe se për këtë gjë, është i sigurtë.
“Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqesor si Bujar Nishani, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” edhe me kobure ne brez ne temperature 35 grade, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi. Per nje gje jam i sigurt, arma eshte me leje….”, shkruan Hoxha krah pamjeve./albeu.com/