Varrimi i Alexei Navalny, po zhvillohet në kishën e Ikonës së Nënës së Zotit në lagjen Mariyno të Moskës, dy javë pas vdekjes së tij të papritur në moshën 47-vjeçare, në një koloni burgu në Arktik.
Mijëra qytetarë rusë u rreshtuan në rrugën e trupit të liderit të opozitës ruse dhe jashtë kishës, duke i dhënë lamtumirën Navalny me lot në sy, duke hedhur lule dhe duke brohoritur në mënyrë ritmike emrin e tij.
Forcat e policisë kanë ngritur barrikada metalike rreth kishës dhe po patrullojnë me armë.
Të gjitha mediat ndërkombëtare kishin hapur një transmetim të drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes, por ai u ndërpre.
Kira Jarmis, një zëdhënëse e familjes Navalny, tha më herët se rreth 400,000 njerëz ishin rreshtuar në rrugët përgjatë rrugës për në kishë.
Navalny do të varroset në varrezat e Borisovskoye, e cila ndodhet në bregun tjetër të lumit Moskhova, në jug.
E gjithë rruga mes kishës dhe varrezave është bllokuar me barrikada nga policia.
Qindra oficerë policie janë vendosur në çati pasi autoritetet ruse kanë frikë se funerali mund të shndërrohet në një demonstratë të madhe antiqeveritare.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një telekonferencë me gazetarët paralajmëroi rusët që të mos marrin pjesë në “mbledhje të paautorizuara” dhe se ata që marrin pjesë në to “do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit në fuqi”.
Aleatët e Navalny, kanë thënë se ceremonia do të jetë e hapur për publikun, pavarësisht presionit nga autoritetet për një funeral privat.
Më herët bashkëpunëtorët e tij, kishin deklaruar se nuk mund të gjejnë makina për të çuar trupin në kishë.
La foule scande #Navalny pour accompagner son cercueil. Qu'il repose en paix. pic.twitter.com/G7DDK1tZtE
— ODESSA (@LouiseOdessa) March 1, 2024