Në zgjedhjet e 25 prillit shqiptarët do të votojnë ndryshme, me lista gjysmë të hapura.
Kjo do të thotë se përveç partisë, ata do të mund të shënojnë edhe emrin e kandidatit për deputet që duan të dërgojnë në Parlament.
Në Tiranë, bie fjala Partia Demokratike dhe aleatët e saj, Partia Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nga 36 emra kandidatësh.
Votuesit mund të vendosë për njërin prej tyre, ndërsa pjesa e parë e listët ka më prioritet.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po diskutohen disa formate të fletës së votimit.
Këto janë katër prej fletëve që po diskutohen aktualisht dhe vetëm njëra prej tyre do të miratohet përfundimisht. Në njërën prej fletëve janë vendosur vetëm numrat e kandidatëve përkatës, ndërsa në tri fletët e tjera janë vendosur edhe emrat.