Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventus konsideron rikthimin e Emil Auderos ose Matia Perinit, nëse Bufon largohet nga bardhezinjtë këtë sezon.
43-vjeçari ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje këtë edicion dhe sipas gazetës italiane është në kërkim të një eksperiencë të re para se të pensionohet
Juventus shikon dy portierë, duke nisur nga ish portieri i akademisë, Audero, që momentalisht është te Sampdoria.
Kjo e fundit e vlerëson kartonin e tij në 15 milionë euro dhe ka pasuesin Vladimero Falkone, që është huazim te Korsenca. Ndërsa tjetër, është Perin, momentalisht huazim te Genoa.