Dalin detaje nga krimi i rëndë në Tetovë, e mitura i ndezi makinën të dashurit dhe më pas e hodhi në Shkumbin

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me 16-vjeçarin e gjetur të pajetë në “Banjën e Tetovës”. Hetimet dhe autopsia të kryera në Shkup, kanë hedhur poshtë aludimet për vetëvrasje duke ngritur kështu dyshime se adoleshenti nga Novo Sella e Zhelinës të jetë vrarë nga e dashura e tij.

Alsat shkruan se një vajzë 16-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të saj. Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy djem pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në ngjarje. Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, ka ngritur hetimet se në këtë ngjarje është i përshirë edhe një person i katërt.

Agjencia e lajmeve Zhurnal, raporton se i riu është vrarë me sende të forta, duke u goditur në kokë. Më pas i është ndezur makina me qëllim fshehjen e gjurmëve dhe trupi i tij është hedhur në lumin Shkumbin. Më tej sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se e mitura ka pranuar krimin dhe është dërguar në qelitë e paraburgimit.


Shtuar 23.12.2022 14:27