Dafina Zeqiri: Më thanë nuk ke baba dhe nuk do ecësh para (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për këngët e saj.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Zeqiri ka publikuar për fansat në InstaStory një shkrim të shkëputur nga një intervistë e saj, ku citohet se si shumë njerëz e kishin paragjykuar atë vite më parë dhe i kishin thënë se nuk do të arrinte në jetë.

“Ka pasur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, s’ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, citohej në deklaratën e Dafinës.

Me të publikuar këtë, Dafina e shoqëroi këtë deklaratë të saj me mbishkrimin: “Ju do të njiheni me një pjesë të madhe të timen në albumin tim “Dafinë Moj””.

“Dafinë Moj” mban titullin albumi i saj i ardhshëm, i cili është paralajmëruar tash e sa kohë.

Përndryshe një nga projektet e saj muzikore më të fundit dhe më të suksesshme mbetet kënga “Duro”, e cila i dedikohet ndërgjegjësimit për personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 12.05.2021 23:15