Gjatë thirrjes për interpelancë nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Bledi Çuçi e k pranuar duke ju përgjigjur për akuzat e ngritura ndaj tij.
Ministri është shprehur se ishte lodhur duke mbledhur stqatistika dhe se vrasjet me dashje janë përgjysmuar.
Bledi Çuçi: Jam lodhur për të gjetur statistika për para 2013. In kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 më 126 dhe tani kemi 61 më shumë se përgjysmuar.
Duke parë shifra që ka qenë mesatarja me 117 viktima, padiskutim që duhet bërë diferenca dhe duhet të falënderojmë policinë për parandalimin e vrasjeve me dashje.
Reforma është nervi kryesor që përshkon çdo objektiv të ministrisë së Brendshme. Me zhvillimin e kapacitetit të institutit shkencor, ky është një proces tërësor transformimi. Ne po pasurojmë databazet.
Sot kemi 17 skuadra të përbashkëta hetimore me vendet e BE.
Në lidhje me vettingun, ishte domosdoshmëri, kemi bërë shumë mirë që kemi filluar një proces të tillë. Ta quash të dështuar nuk mund të bëhet, ne bëmë në një moment pezullimin e këtij procesi se kishte filluar një proces që ishte i shtrirë në të gjithë trupën policore. Ne kemi sjellë dhe do të jetë në diskutim. është një sugjerim që vjen nga jashtë.