Covidi i merr jetën “Mjeshtrit të Madh i Punës” Vehap Xhindollit

Koronavirusi i ka marrë jetë “Mjeshtrit të Madh të Punës”, Vehap Xhindolli në moshën 80-vjeçare.

Xhidoli është një emër i shquar i peshngritjes ku për 10 vite ai ka mbajtur titullin si ‘kampion absolut’, dhe ai di 5 gjuhë të huaja.

Në moshën 70-vjeçare Xhindolli nisi të mësojë gjuhën angleze dhe brenda një viti arriti të përkthente libra nga anglishtja, e cila ishte gjuha e pestë që njihej shkëlqyer prej tij.

Në rini kishte mësuar rusishten, frëngjishten, gjermanishten.

Xhindolli njihej nga elbasanasit për kontributin e tij të çmuar në disa fusha dhe i ishte akorduar edhe titulli “Qytetar Nderi” i Elbasanit./albeu.com


Shtuar 23.09.2021 21:55