Covid vijon “luftën” me shqiptarët, mësoni bilancin e 24 orëve të fundit

444 të infektuar janë shënuar 24 orët e fundit dhe 4 humbje jete.

 

Gjithashtu edhe 315 të shëruar.

 

Njoftimi i plotë:

 

Humbi nënën nga COVID-19, gazetarja Jonida Shehu jep mesazhi e fortë: Koha për të bërë vaksinën është tani! Nëse nëna ime do e merrte në kohë, sot do të ishte

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

 

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

 

Janë kryer 2680 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 444 qytetarë, në këto bashki:

 

213 në Tiranë, 25 në Elbasan, nga 19 qytetarë në Vlorë, Kamëz, Durrës, 17 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Krujë, 10 në Vorë, nga 8 qytetarë në Berat, Shkodër, nga 7 qytetarë në Lezhë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Devoll, Tropojë, 5 në Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Peqin, Kuçovë, Sarandë, Has, nga 2 qytetarë në Roskovec, Përmet, Memaliaj, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Dropull, Delvinë, Himarë, Patos, Dibër, Shijak, Mirditë, Kukës, Pukë.

 

Janë 7032 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 4 qytetarë: një qytetare nga Puka 67 vjeçe, një qytetar nga Patosi 73 vjeç, një qytetare nga Lushnja 79 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

 

Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (24 Tetor 2021):

 

Raste të reja ditore        444

 

Të shëruar në 24 orë      315

Të shtruar në spitale       164

 

Humbje jete në 24 orë    4

 

Testime ditore                2680

 

Testime totale              1,283,321

 

Raste pozitive                181,696

 

Raste të shëruara            171,790

 

Raste Aktive                     7032

 

Humbje jete                      2,874

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë            3495

 

Fier                 882

 

Durrës            733

 

Shkodër         471

 

Elbasan          303

 

Gjirokastër      210

 

Korçë              200

 

Berat              184

 

Lezhë             179

 

Vlorë               163

 

Kukës             136

 

Dibër               76/albeu.com/


Shtuar 24.10.2021 17:14