COVID/ Kosova vijon trendin e ulët të infektimeve, si është bilanci i 24 orëve të fundit

Shtatë raste pozitive dhe asnjë vdekje ka qenë bilanci i ditës së sotme nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 7 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 1,524 të dyshuarve për koronavirus.

Sipas njoftimit të MSH-së, asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 326, ndërkohë që numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 33./albeu.com/