Covid dyfishon viktimat në Itali, mbi 4 mijë raste të reja

24 orët e fundit kanë shënuar një rritje të viktimave nga koronavirusi në Itali, ose më saktë një dyfishim të numrit të tyre.

Sipas buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë 72 persona të tjerë kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës, nga 36 që ishin një ditë më parë. Me këto shifra bilanci i viktimave që nga nisja e pandemisë shkon në mbi 130 mijë.

Gjithashtu, nga 318 mijë testime të kryera 4021 prej tyre rezultuan pozitiv. Aktualisht në mbarë vendin janë ende 122 mijë persona aktiv me Covid./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 19:38