Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 222 të infektuar me koronavirus dhe dy humbje jete.
Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1,928 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, 130 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan, 8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnje, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamzë, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.
Aktualisht janë 5,709 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërsa, në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket rasteve fatale, nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes një qytetare nga Ballshi 40 vjeç dhe një qytetar nga Librazhdi 65 vjeç.
Janë shëruar 493 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,026 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (09 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 222
Të shëruar në 24 orë 493
Të shtruar në spitale 142
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,928
Testime totale 1,413,555
Raste pozitive 202,863
Raste të shëruara 194,026
Raste Aktive 5,709
Humbje jete 3,128
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,692
Fier 628
Gjirokastër 537
Shkodër 441
Durrës 363
Berat 250
Elbasan 242
Vlorë 205
Lezhë 159
Korçë 105
Kukës 49
Dibër 38/albeu.com/