Covid-19 i merr jetën piktorit të njohur shqiptar

 

Piktori i njohur shqiptar, Ziso Kamberaj është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare.

Artisti nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19 ku ishte shtruar në spital, në Gjermani, prej disa kohësh.

Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale. Kamberaj lindi në Tiranë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Mynihut, ndërkohë që la pas një pasuri të madhe me veprat e tij artistike./albeu.com

 


Shtuar 12.10.2021 10:16