Çmimet Kombëtare të Letërsisë/ Stefan Capaliku vlerësohet si shkrimtari i vitit

Ditën e djeshme, në një ceremoni të posaçme nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, janë ndarë ҫmime, ku e pranishme në këtë ceremony, ishte Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, teksa e ka quajtur vitin 2023, një vit të mirë për kulturën e librin, duke kujtuar dy ngjarje të rëndësishme si prania e Shqipërisë në Panairin e Librit në Torino, dhe hapja e aneksit të Bibliotekës së re Sotir Kolea.

Për Drejtoreshën e QKLL-së, Alda Bardhyli, këto çmime janë një tablo e letërsisë që bëhet sot në vend, dhe në vite kanë qenë një motiv i rëndësishëm për librin dhe autorin shqiptar.

Të lidhura

None found

Juria e këtij viti u kryesua nga Akademik Mehmet Kraja, dhe anëtarë Shezai Rrokaj, Saverina Pashaj, Aida Tuci dhe Mimoza Hysa.

Çmimi “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” iu dha poetes Olimbi Velaj për librin “Lumturia e të tjerëve” me motivacionin: “për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e mendimit, për origjinalitetin dhe gjuhën poetike mjeshtërore e të drejtpërdrejtë”.

Ndërkohë, çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit” iu dha përkthyeses Mira Meksi për librin “Vjeshta e patriarkut”, G. G. Marquez me motivacionin: “për përkthimin e romanit e cila vjen në një shqipe të pasur me një sintaksë pabesueshmërisht të qartë që jo vetëm respekton stilin e autorit por edhe sjell me autencitet një shumësi zërash, një përrua fjalësh, figurash, me muzikalitetin e një fuge baroke”.

Çmimi “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” iu dha shkrimtarit Behar Jacaj për librin “Hoteli përbri kishës” me motivacionin: “për një pasqyrim psikologjik të pështjellimit të botës së brendshme të njeriut të kohërave të sotme, përmes një rrëfimi të zhdërvjellët, me gjuhë të pasur dhe situatë befasuese”.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerbetsmovemeritkinggrandpashabetbetsmovebetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetlunabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş