Garë e “zjarrtë”: Si paraqitet situata e votimit në vend deri më tani

Ka nisur prej orësh numërimi i votave të zgjedhjeve të 25 prillit, ku rezultati i të cilave do të vendosë edhe fatin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.

E para që nisi numërimin ishte Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës, e cila nxorri fitues Partinë Socialiste.

Më tej, nisi numërimi i Bashkisë së Policanit në qarkun Berat dhe ajo e Memaliajt në qarkun Gjirokastër.

Kuti të para janë hapur edhe në qarqe të tjera si në Kukës, Vlorë e Fier.

Ndërkohë po vijon procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Dibrës.  Edhe në Elbasan kanë dalë rezultatet e kutisë së parë nga numërimi i votave. Kutia e parë i përket një qendre votimi në Bashkinë Belsh.  Nga rezultatet paraprake janë 80 për Partinë Socialiste, 67 për PD-AN dhe 1 për LSI.

Ndërkohë në Tiranë numërimi ka filluar me Paskuqanin.

Gjithashtu në Qarkun e Vlorës nisi numërimi në Bashkitë Selenicë dhe Konispol, ku konkretisht në kutinë e parë në Konispol, të qendrës së votimit 4707 në Çiflik PS ka marrë 138 , ndërsa PD 79 vota dhe LSI ka pësuar një rënie nga 32 vota në 2017, sot ka marrë vetëm 8 vota.

Roskoveci bëhet bashkia e parë për Qarkun Fier që nis numërimin. Bëhet fjalë për 3 kuti në Bashkinë Roskovec.

Edhe në Qarkun Kukës ka filluar procesi i numërimit të votave. 3 kuti në Has janë hapur dhe procesi vijon normalisht. Mësohet se deri më tani PS ka marrë 256 vota, PD 533 vota, e ndërsa edhe Partia e Tom Doshit, PSD ka marrë 1 votë ashtu si kurse edhe Bindja Demokratike. Ndërkohë që Tropojë ka nisur numërimi i votave, pritet në Kukës.

Gjithashtu edhe në Bashkitë e Memaliaj dhe në Bashkinë e Tepelenës në qarkun Gjirokastër ka nisur procesin e numërtimit. Komisionerët e numërimit kanë hapur 3 kutitë e para të votimit dhe kanë nisur procesin e numërimit.Në Memaliaj kanë dalë rezultatet e para. Kutitë e fshatit Qesarat dhe Buz kanë këto rezultate: 295 PS, 143 PD dhe 72 vota LSI.

Edhe në qarkun Berat fillon procesi i numërimit. Numërimi ka nisur në Bashkinë e Policanit ku pjesëmarrja në votim ka qenë 51.25 % nga 13 180 qytetarë me të drejtë vote.

 

Shtuar 26.04.2021 01:04